80-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë, Begaj: Vendi ynë doli trimfues në luftën kundër fashizmit e nazizmit NULL NULL 29.11.2024 11:34 29.11.2024 11:34 Foto arkiv: Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj. Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në 80-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë është shprehur se mijëra shqiptarë, djem e vajza, gjatë Luftës së Dytë Botërore sakrifikuan gjënë më të shtrenjtë, jetën. Ai u shpreh se 80 vjet më parë, Shqipëria doli trimfues në luftën kundër fashizmit dhe nazizmit, siç u shpreh, e rreshtuar në anën e duhur të historisë. “80 vite më parë vendi ynë doli trimfues në luftën kundër fashizmit dhe nazizmit, i rreshtuar në anën e duhur të historisë. Mijëra shqiptarë, djem e vajza të vendit tonë, gjatë Luftës së Dytë Botërore sakrifikuan gjënë më të shtrenjtë, jetën, për diçka që ata e kishin edhe më të shtrenjtë, lirinë”. “Sot i përkujtojmë më mirënjohjen më të thellë dhe u përulemi me respektin më të madh. Sakrifica e tyre është amaneti ynë. Aspirata e tyre për liri mbetet detyrimi ynë për një Shqipëri të lirë e të përparuar. Lavdi përjetë Dëshmorëve të Atdheut”, ka shkruar Begaj në Facebook./Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Është befasi": Çka po planifikon Arianit Koci me protestën e tij te Kuvendi? (VIDEO) 01/07/2025
Kosova Koci: Pas vendimit të Kushtetueses po shihet se bllokuesi është Albin Kurti (VIDEO) 01/07/2025
Lajme Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare në Patos, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër 01/07/2025