Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shqiptarët në Luginë do të gjobiten nëse valëvisin flamurin, dikush merr përsipër t’i paguajë të gjitha (VIDEO)

NULL NULL
28.11.2024 15:21
Pamje nga "Kosova Today".
Pamje nga "Kosova Today".

28 Nëntori po shënohet e festohet edhe në Luginën e Preshevës.

Shteti serb është gati për të gjobitur këdo që valon flamurin shqiptar në shtizat, në kulmet e shtëpive të tyre.

Mirëpo, një person ka premtuar se do t’i paguajë të gjitha gjobat që shqipton shteti serb, për të gjithë ata që vendosin ta festojnë Ditën e Flamurit.

Një biznesmen i njohur nga Zvicra ka marrë përsipër të gjitha këto gjoba, këtë në një lidhje direkte në “Kosova Today” e ka konfirmuar edhe Nefail Maliqi.

Ai u shpreh se kjo gjë është e sigurt dhe se ai do ta mbajë premtimin e tij.

“Ne jemi të sigurtë në këtë informacion dhe ai do të jetë në gjendje t’i paguajë të gjitha gjobat në Luginën e Preshevës”, u shpreh ai./Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.