Një burrë e kërcënoi policin pasi e dënoi për kundërvajtje në trafik NULL NULL 28.11.2024 09:06 28.11.2024 09:06 Foto ilustruese. Një burrë është arrestuar nga policia në Prizren. Kjo pasi ai dyshohet se e kishte kërcënuar verbalisht policin në shenjë pakënaqësie, pasi ky i fundit ia kishte shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në trafik. Pos kësaj, i dyshuari edhe e kishte penguar zyrtarin policor që ta kryente detyrën. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.