Udhëheqësja e Meksikës i përgjigjet pretendimit të Trumpit se ra dakord të ndalonte migrimin NULL NULL 28.11.2024 06:54 28.11.2024 06:54 Një i ashtuquajtur karvan migrantësh qarkullon në SHBA përmes Huehuetan, Meksika jugore, javën e kaluar. Foto: Getty Images Presidentja e Meksikës Claudia Sheinbaum duket se kundërshton pretendimin e presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump se të dy kanë arritur një marrëveshje për të ndaluar migrimin në kufirin e SHBA-së. Pas një telefonate të mërkurën, Trump postoi në internet: “Ajo ka rënë dakord të ndalojë migrimin përmes Meksikës dhe në Shtetet e Bashkuara, duke mbyllur efektivisht kufirin tonë jugor”. Sheinbaum u përgjigj shpejt se ajo kishte përsëritur qëndrimin e Meksikës se nuk ishte në pyetje mbyllja e kufijve, por trajtimi i migracionit duke respektuar të drejtat e njeriut, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Të hënën, Trumpi alarmoi partnerët tregtarë të SHBA-së ndërsa u zotua me marrjen e detyrës në janar për të vendosur një tarifë të përgjithshme prej 25% për Meksikën dhe Kanadanë dhe një tarifë prej 10% për Kinën. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Ushtria izraelite thotë se ka rrëzuar një dron: Me shumë gjasa është nisur nga Jemeni 5 minuta më parë