Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Liverpool e Real vendosin sot për çështjen “Arnold”

NULL NULL
27.11.2024 12:48
Trent Alexander-Arnold i Liverpoolit pas ndeshjes së Premier League në Anfield, Liverpool. 2 nëntor 2024.

Trent Alexander Arnold, në njëfarë mënyrë, qysh nga ky 27 nëntor, mund të konsiderohet si lojtar i Realit të Madridit. Por, fare lehtë mund të ndodh që, qysh nga sot, kalimi i tij te klubi mbretëror, të mbetet vetëm një ëndërr e bukur që e panë më sy të hapur Florentino Perez e Carlo Anchelotit.

Pse mund të ndodh kështu, të mërkurën e 27 nëntori?

Sic u bë njëfarë tradite standarde administrativ në ndeshjet e Ligës së Kampionëve, ditën kur ndeshen dy ekipe në këtë garë, drejtorët e tyre sportivë takohen në një drekë të përbashkët. Kështu është paraparë të ndodh është këtë të mërkurën, në Liverpool, kur kyeekipi i këtij qyteti, me po të njëjtin emër, pret si nikoqir mysafirët e Realit të Madridit, në raundin e pesë të Champions, njofton Klankosova.tv.

Por, jo gjithçka do të jetë veç standard këtu. Mbretërit, siç raportojnë mediat në Madrid, do ta hedhin në “tavolinën e bukës” edhe diskutimin rreth të ardhmes së mbrojtësit të djathtë të “The Reds”, Trent Alexander Arnold. Madje, ata do të pyesin nëse blerja e tij mund të realizohet qysh në janar.

Real ka shfaqur interes të theksuar për ta bërë të vetin këtë lojtar qysh në mars dhe kjo u bë edhe më emergjente pas lëndimit të Dani Carvajal, javë më parë, që e lë atë fushës deri në fund të sezonit.

Raportet mes të dyja klubeve janë të shkëlqyeshme, sipas Marcas. Madje, Liverpool u soll në mënyrë ekstremisht të kulturuar, kur përfaqësues të këtij ekipi kanë telefonuar, më herët gjatë vitit, kolegët në Madrid, për t’i pyetur nëse ata me të vërtetë janë të interesuar për Arnold, sikur që raportonin mediat në atë periudhë.

Situata e këtij mbrojtësi të djathtë është në njëfarë ngërçi, pasi negociatat me klubin e tij Liverpool, për rinovim të kontratës, kanë ngecur.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.