Policia interviston dy të mitur në Prizren, i vodhën gjyshit pistoletën dhe postuan disa foto NULL NULL 27.11.2024 11:32 27.11.2024 11:32 Foto ilustruse. Policia e Kosovës. Dy të mitur në Prizren ia kanë vjedhur pistoletën gjyshit të tyre dhe më pas kanë postuar disa fotografi. Më pas, të dy janë idenfitikuar dhe intervistuar nga policia, ndërkaq arma me dy copë fishekë dhe leja u është konfiskuar, përcjell Klankosova.tv. “Me 26.11.2024 janë identifikuar dhe intervistuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë (të mitur) pasi që të njëjtit dyshohet se i kanë vjedhur pistoletën gjyshit të tyre dhe kishin postuar disa foto”. “Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar ndërsa arma me dy copë fishekë dhe leja u është konfiskuar, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë.