Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Peci: Gratë e Krushës i subvencionuam me mbi 1 milion e 900 mijë euro

NULL NULL
26.11.2024 12:51
Ministri i Bujqësisë Faton Peci
Ministri i Bujqësisë Faton Peci

Ministri i Bujqësisë Faton Peci, thotë se gjatë këtij mandati kanë mbështetur 30 gra të Krushës me 1 milion e 933 mijë e 327 euro, përmes subvencioneve dhe granteve.

“Brenda mandatit tonë qeverisës, 1,933,327.85€ është vlera e mbështetjes financiare me të cilën janë përkrahur 30 gra në mesin e shumë përfituesve, fermerë të Krushës përmes subvencioneve dhe granteve”, shkroi ai në Facebook.

“Për tokën e larë me gjak të Krushës, për tokën e begatë të Kosovës!”, shtoi Peci, përcjell Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.