“Më vjen turp çfarë del në TV”, Xuxi kritik ndaj emisioneve dhe përmbajtjes së tyre NULL NULL 25.11.2024 18:35 25.11.2024 18:35 Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Xuxi, ka kritikuar ashpër disa emisione dhe përmbajtjen e tyre televizive. Ai në një diskutim me Leo-n u shpreh se i vjen shumë turp se cfarë sheh në televizor teksa bëri diferencën mes Kosovës dhe Londrës. “Në Londër sa herë në shtëpi që e kam leshu televizorin çfarë do kanali që e kam qitë nuk më ka ndodhë kurrë që me u skuq se çfarë po shoh në televizor. Në Kosovë kur e qitsha televizorin në disa kanale me vike marre se çfarë folshin – më vike marre si shikues”, u shpreh Xuxi. “Babës i shkojsha nerva shumë që kritikojsha, e më thojke veç ti bre djali jem i mirë kur po del në televizor të tjerët krejt keq”, tha Xuxi. Për më shumë detaje nga diskutimi mes Xuxit dhe Leo-s, klikoni në videon në linkun më poshtë.