Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Në Rusi luhet shah në ujë të akullt (VIDEO)

NULL NULL
22.02.2016 11:01

Notuesit rusë kanë gjetur një mënyrë të re për të ndërtuar qëndrueshmëri dhe përqëndrim – duke luajtur shah në ujë të akullt, transmeton Klan Kosova.

Në një liqen në rajonin Ural të Rusisë malore, notarët janë zhytyr në ujë prej rreth -5 gradë celsius për një lojë shahu që teston forcën e tyre fizike dhe mendore.

“Përfitimi i kësaj është që duhet të punoni në qëndrueshmërinë tuaj fizike dhe mendore, për të parë se sa trupi juaj është i përgatitur për të përballuar çdo pengesë  që jeta sjell”, tha notari Denis.

Shpejtësia ishte faktori kyç për suksesin e lojës shahu në ujë të akullt, lojtarët thanë se temperaturat nën zero inkurajuan ata për të lëvizur më shpejt.

Çdo lojë ka zgjatur rreth 10 minuta.

lajme të ngjashme