Aktivizohet shërbimi i verifikimit të diplomës nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut në e-Kosova NULL NULL 25.11.2024 14:19 25.11.2024 14:19 Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Është aktivizuar shërbimi i verifikimit të diplomës në platformën e-Kosova, për diplomat e Universitetit të Mitrovicës së Veriut. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Arsimit përmes një postimi në Faceboojk, transmeton Klankosova.tv. Sipas ministrisë, tani e tutje diplomat nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut për verifikim mund të dorëzohen edhe online. “Ky shërbim falas do të vazhdojë edhe si më parë me pika grumbullimi në ndërtesat komunale në Graçanicë, Ranillug dhe Mitrovicë të Veriut dhe në Ministri”. “Që kur Komisioni i Verifikimit të Diplomave ka rifilluar punën në mars 2023, kemi pranuar 382 diploma për verifikim. Koha mesatare ndërmjet dorëzimit të diplomës dhe lëshimit të certifikatës është 55 ditë. Shumë faleminderit për të gjithë ata që e mbështetën këtë proces – kryesuesja dhe anëtarët e Komisionit si dhe Sekretariati nga Ministria, Ambasadat Britanike dhe Zvicerane, IOM dhe OJQ-ja ECMI”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie. Platforma e-Kosova – Aplikimi për verifikimin e diplomës së lëshuar nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rrëfimi i izraelites: ShBA-të ndihmojnë Izraelin si Kosovën në vitin 1999 (VIDEO) 13 orë më parë