Fundoset anija turistike në Detin e Kuq, zhduken 17 persona NULL NULL 25.11.2024 14:15 25.11.2024 14:15 Foto ilustruese Zyrtarët në Egjipt thonë se një anije turistike u fundos në Detin e Kuq. Guvernatori i rajonit të Detit të Kuq, Amr Hanafy tha të hënën pasdite se autoritetet po kërkojnë 17 persona të zhdukur, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv. Hanafy po ashtu shtoi se ekipet e shpëtimit, arritën të shpëtojnë 28 njerëz nga anija që po fundosej pranë qytetit Marsa Alam.