Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arrestohet serbja NULL NULL 25.11.2024 09:18 25.11.2024 09:18 Foto ilustruese Një grua serbe ka përfunduar në pranga të dielen. Kjo pasi ajo në mënyrë të paautorizuar e kishte fotografuar postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës. Njësiti policor e kishte ndaluar të dyshuaren, pasi ky veprim ishte e ndaluar me shenjë, thuhet në raportin 24 orësh transmeton Klankosova.tv Tutje në raport thuhet se asaj i është tërhequr vërejtja por e njëjta nuk ka përfillur urdhrat e policisë. “E dyshuara është shoqëruar në stacion policor, është kontaktuar prokurori dhe gjyqtarja për kundërvajtje, dhe në konsultim me ta pas intervistimit është liruar”, thuhet në njoftim. Rasti po hetohet si “Mospërfillje e urdhrave të ligjshëm”.