Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga NULL NULL 22.11.2024 18:14 22.11.2024 18:14 Foto ilustruese; Aksident në Shqipëri Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në aksin Ura e Çerenecit – Ostren në Shqipëri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 kur mjeti i drejtuar nga shtetasi K.B., rreth 63 vjeç ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën. Bëhet e ditur se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje./ A2