Tragjedia në stacionin hekurudhor në Novi Sad, dorëhiqet ministri serb NULL NULL 20.11.2024 14:53 20.11.2024 14:53 Foto: Tanjug Ministri i Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme në Serbi, Tomislav Momiroviq ka dorëzuar sot dorëheqjen për shkak të tragjedisë në stacionin hekurudhor në Novi Sad. “Ju njoftoj se po jap dorëheqje nga pozita e Ministrit të Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme. I jam mirënjohës Presidentit të Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq për besimin dhe çmimin. Për të dhe për Serbinë jam gjithmonë këtu”, ka thënë Momiroviq në dorëheqjen e tij me shkrim, të cilën ia ka dorëzuar kryeministrit të Serbisë, Millosh Vuçeviq. Momiroviq ka mbajtur postin e Ministrit të Politikës së Brendshme dhe të Jashtme nga 26 tetor 2022, dhe atë të Ministrit të Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës nga 2020 deri në 2022-ën. 15 persona kanë vdekur si pasojë e shembjes së çatisë në stacionin hekurudhor në Novi Sad. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Miftaraj: Ministre Rizvanolli nëse ka mungesë të prodhimit të rrymës, nesër ofroje dorëheqjen 5 minuta më parë
Kosova "Kolaps në energji, ekonomi e Kuvend", Çitaku thotë se për LVV-në kjo nuk ka rëndësi 17 minuta më parë