Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën 20-vjeçari

NULL NULL
18.11.2024 09:01
Aksident trafiku, foto ilustruese
Aksident trafiku, foto ilustruese.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një aksident ka ndodhur në aksin Tiranë-Durrës, ku një 20-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga, në zonën e Sukthit.

Si pasojë e përplasjes i riu ka humbur jetën.

“Në orët e para të mëngjesit, në autostradën “Durrës-Tiranë”, në Sukth, shtetasi S. K., 20-vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Për shkak të dëmtimeve, 20-vjeçari ka humbur jetën në vendin e aksidentit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thot policia./Albeu

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.