Pa asnjë golë të shënuar përfundon ndeshja Shqipëri – Çeki NULL NULL 16.11.2024 22:42 16.11.2024 22:42 Ashtu siç nisi, njëjtë edhe mbaroi përballja mes Shqipërisë dhe Çekisë. Për asnjëherë të vetme, topi nuk u fut në rrjetë, raporton Klankosova.tv. Shansin më të mirë ilirët e patën kur Qazim Laçi në pjesën e parë kishte mundësinë më të artë për të shënuar gol, nga e gjithë ndeshja, por pa sukses. Përballja u zhvillua në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, ndërsa nisi nga ora 20:45. Në kuadër të Ligës së Kombeve, skuadrat e lartcekura i matën shkathtësitë edhe muajin e shkuar, ku aty kuqezinjtë u mundën me rezultat 2-0, në Pragë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Djaloshi shqiptar që bëri simbolin e shqiponjës para Ronaldos: Ndjenjë shumë e mirë (VIDEO) 3 days