“E jap jetën për një thua të saj”, momenti kur trajneri kosovar përqafon vajzën live (VIDEO) NULL NULL 10.11.2024 23:01 10.11.2024 23:01 Trajneri kosovar, Valmir Fetiu është paraqitur në emisionin “Sports Show” në Klan Kosova, bashkë me vajzën e tij, Valina Fetiun, të cilën e ka goditur me shuplakë pas humbjes nga serbja, Nina Saviq në Kampionatin Evropian të Taekwondos që po mbahet në Tiranë. Ashtu siç tha për Klankosova.tv, Fetiu u shpreh se goditja ka qenë vetëm për ta orientuar pasi ishte shumë e mërzitur pas humbjes. “E jap jetën për një thua të saj”, tha trajneri kosovar i cili më pas përqafoi dhe puthi të bijën e tij. Ndiqni më poshtë videon dhe deklaratën e plotë: Fetiu: Askush nuk e do bijën time më shumë se unë, qëllim e kisha ta qetësoja *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.