Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Plagoset një person në Fushë Kosovë

NULL NULL
10.11.2024 14:52
LAJMI I FUNDIT
Fotografi ilustruese, e përpunuar nga Klankosova.tv.

Një person është plagosur me armë zjarri sot rreth orës 13:00 në Fushë Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, në rrugën “Fehmi Lladrovci”.

Lajmi u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen ku dyshohet se nga një person është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti.

“Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.