Prishtinë: Punëtori vdes derisa ishte duke punuar në një objekt banesor NULL NULL 10.11.2024 10:29 10.11.2024 10:29 Punëtor në ndërtimtari, foto ilustruese Një burrë ka vdekur gjatë ditës së djeshme derisa ishte duke punuar në një objekt banesor. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gucia” në Prishtinë. Ekipet përkatëse të policisë dhe mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e tij, njofton raporti 24 orësh i policisë transmeton Klankosova.tv Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, me vendim të prokurorit.