Serbia urdhërohet: Mbyll rrugët ilegale drejt Kosovës NULL NULL 09.11.2024 17:07 09.11.2024 17:07 Policia e Kosovës Ditën kur nisi pushtimi ushtarak i Ukrainës nga ana e Rusisë, më 24 shkurt 2022, Kosova vendosi të mbyllë rrugët ilegale në kufij kryesisht me Serbinë, e në radhë të parë në Leposaviq. Qysh atëherë janë marr edhe vendime të tjera për të ndaluar kontrabandën që kryhet nga shteti fqinj verior me armë, mallra e njerëz. Patrullimet në këtë anë të vendit u shtuan ekskluzivisht pas aktit të agresionit në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku nga grupi terrorist serb. Nga ajo ditë e deri tani, në brezin kufitar të veriut, bënë patrullime të shpeshta edhe KFOR-i. Përkundër gjithë këtij angazhimi kah ana kosovare, në atë të Serbisë nuk shihet kësi përkushtimi për të penguar dhe luftuar kontrabandën e çfarëdo lloj krimi, apo kalimi ilegal të kufirit, njofton Klankosova.tv. Për këtë, ky shtet mori një nga vërejtjet më serioze nga Bashkimi Evropian nëpërmjet Raportit të Progresit. Brukseli i tha Beogradit të bëjë përpjekje të shtuara për t’i mbyllur rrugët ilegale, si dhe ato anësore, në mënyrë që të sigurojë kalimin e detyrueshëm të njerëzve dhe mallrave nëpër pikat kalimtare zyrtare. Zyrtarët e lartë në Beograd kanë thënë se i kanë kuptuar porositë e BE-së, por shtuan se ato janë të ashpra, e në disa edhe nuk pajtohen. Por në rast se Serbia nuk e dëgjon BE-në, atëherë sipas eurodeputetit nga Holanda, Thijs Reuten ky shtet duhet t’i ndjejë veprimet konkrete nga unioni 27 anëtarësh në raport të ruajtjes së kufirit me Kosovën. /klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.