Përplasja e dy makinave i mori jetën të miturit në trotuar, banorët e fshatit Pajovë në Shqipëri organizojnë protestë NULL NULL 07.11.2024 09:23 07.11.2024 09:23 Makina Në datën 8 nëntor, në orën 10:00 do të organizohet një protestë paqësore në fshatin Pajovë të Peqinit, në vendin e ngjarjes ku u aksidentua i mituri Enio Tabaku. Protesta do të organizohet për të kërkuar plotësimin e disa kërkesave, për rregullimin e qarkullimit rrugor në atë zonë, që të mos ketë më ngjarje të rrezikshme. Organizatorët e protestës kërkojnë kufizues shpejtësie, vendosjen e sinjalistikave rrugore dhe policëve, mbikalime e ndriçim në zonë. Kujtojmë se rreth 5 ditë më parë dy mjete janë përplasur në aksin Elbasan-Peqin, në fshatin Pajovë, dhe nga përplasja e tyre ka gjetur vdekjen 10-vjeçari, Enio Tabaku. Sipas gazetares së A2 CNN, i mituri po qëndronte në anë të rrugës. Prej 3 ditësh, ai blinte lule për t’i çuar në varrin e nënës së tij. Nxënësi i shkollës së Pajovës po qëndronte në anë të rrugës, duke mos pasur lidhje me asnjë nga mjetet e përfshira në aksident. Mësohet se mjeti tip Volkswagen ka qenë tej normave të lejuara të shpejtësisë, në një zonë të banuar. Përplasja me Audin ka çuar në goditjen fatale të 10-vjeçarit, i cili ishte 20 metra larg nga rruga kryesore. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hidhet granatë në një pishinë të Gjakovës, shkaktohen dëme materiale - s'ka të lënduar 12 minuta më parë