Deklarimet për Grenellin, Dërguti: Gërvalla ka bërë gabim shumë të madh NULL NULL 06.11.2024 22:38 06.11.2024 22:38 Deklarimet për Grenellin, Dërguti: Gërvalla ka bërë gabim shumë të madh Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës Aida Dërguti, i ka komentuar deklaratat e shefes së diplomacisë kosovare Donika Gërvalla – Schwarz, në raport me Richard Grenellin, një nga njerëzit më të afërt të presidentit të zgjedhur të ShBA-së Donald Trump. Dërguti tha se me këtë rast Gërvalla ka gabuar rëndë. “Zotëri Grenell do të jetë një person shumë i rëndësishëm dhe si shefe e diplomacisë ajo ka bërë huqe të madhe”, tha Dërguti në Rubikon të Klan Kosovës. Donald Trump, u zgjodh sot presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara. Ai e mposhti në garën nënpresidenten aktuale Kamala Harris. Trump këtë pozitë e merr për herën e dytë pasi që kishte shërbyer për një mandat në vitet 2016 – 2020. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.