Përmbledhje e shkurtër e një nate historike zgjedhore dhe fitores së Trumpit NULL NULL 06.11.2024 15:53 06.11.2024 15:53 Foto: AP Donald Trumpi fitoi zgjedhjet presidenciale amerikane duke mposhtur demokraten Kamala Harris. Më poshtë e gjeni një përmbledhje të shkurtër të BBC-së për natën historike zgjedhore në Amerikë dhe fitoren e Trumpit transmeton Klankosova.tv. Donald Trumpi është rizgjedhur në krye të Shtëpisë së Bardhë, duke mposhtur Kamala Harris pas fitoreve në një numër shtetesh kyçe – duke përfshirë Pensilvaninë, Wisconsin, Karolinën e Veriut dhe Gjeorgjinë. Shumë liderë botërorë e kanë uruar atë për fitoren e tij historike – duke përfshirë ata nga Evropa, Azia dhe Afrika Harris nuk e ka pranuar ende zyrtarisht rezultatin. Një nga arsyet kryesore pas fitores së Trumpit duket se ka qenë ekonomia, shkruan Sarah Smith e BBC-së. Ishte një natë e fuqishme për republikanët ku ata morën edhe kontrollin e Senatit, transmeton Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Sulmi me bombë në një makinë në Pakistan vret të paktën 13 ushtarë, akuzohet India 58 minuta më parë