Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trump president, kështu e uron kancelari Scholz

NULL NULL
06.11.2024 13:47
Kancelari gjerman, Olaf Scholz. Foto: Reuters
Kancelari gjerman, Olaf Scholz. Foto arkiv: Reuters

Kancelari gjerman, Olaf Scholz e ka përgëzuar Donald Trumpin për fitoren e tij në garën presidenciale.

Ai thotë se Gjermania dhe ShBA-ja kanë punuar bashkë për një kohë të gjatë për të promovuar prosperitetin dhe lirinë në të dy anët e Atlantikut.

“E përgëzoj Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i Amerikës. Gjermania dhe ShBA-ja kanë punuar së bashku me sukses për një kohë të gjatë në promovimin e prosperitetit dhe lirinë në të dy anët e Atlantikut. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë për të mirën e qytetarëve tanë”, ka shkruar Scholz në rrjetin social “X”, raporton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.