Hoti uron Trumpin për fitoren dhe falënderon Bidenin për mbështetjen ndaj Kosovës NULL NULL 06.11.2024 10:41 06.11.2024 10:41 Avdullah Hoti i LDK-së, njëherësh ish-kryeministër i Republikës së Kosovës, ka uruar presidentin e ardhshëm të SHBA-së, Donald Trump, dhe Zëvendëspresidentin JD Vance për fitoren e tyre në zgjedhjet e fundit presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një postim në Facebook, Hoti theksoi se zgjedhjet e ShBA-së dëshmuan standardet demokratike të këtij vendi, të cilat janë një model për të gjithë botën. “Urime të përzemërta Presidentit Trump dhe Zëvendëspresidentit JD Vance për fitoren e tyre. Mbarësi e suksese në lidershipin e tyre në Shtëpinë e Bardhë në katër vitet në vijim”, shkruan Hoti në postimin e tij. Ai po ashtu shprehu mirënjohje ndaj administratës aktuale amerikane, duke falënderuar Presidentin Joe Biden dhe Zëvendëspresidenten Kamala Harris për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe shqiptarëve gjatë katër vjetëve të fundit. Hoti theksoi rëndësinë e miqësisë të përhershme mes popullit të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar atë si një nga shtyllat kryesore të shtetësisë së Kosovës. Ai gjithashtu theksoi nevojën për thellimin e marrëdhënieve të veçanta mes dy shteteve dhe vuri në dukje se vetëm përmes koordinimit dhe mbështetjes nga Shtëpia e Bardhë, Kosova mund të ecë përpara në rrugën e saj drejt integrimit euroatlantik. Në fund, ai përfundoi postimin me një urim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe popullin e saj: “Zoti e bekoftë Amerikën! Zoti e bekoftë popullin e saj!” *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Torta për Simiqin”, Behrami i reagon Zybës: Për shpifjet tua, do ndjekim procedurat ligjore 2 orë më parë