Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lekaj: RTK-ja që katër vjet është Radio Televizioni i Kurtit, e jo i Kosovës

NULL NULL
04.11.2024 13:21
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj në seancën e sotme të Kuvendit, ka thënë se bordi i Radio Televizionit të Kosovës duhet të shkarkohet sa më shpejtë, pasi nuk i bën mirë as medias e as demokracisë një bord i derigjuar nga Qeveria Kurti.

Po ashtu, Lekaj nga foltorja e Kuvendit thotë se që katër vjet RTK-ja nuk është Radio Televizioni i Kosovës, por Radio Televizioni i Kurtit, njofton Klankosova.tv.

“Rikujtojmë se që katër vjet RTK nuk është Radio Televizioni i Kosovës por është Radio Televizioni i Kurtit. RTK-së nuk i duhet një bord që kontrollohet dhe keqpërdor mediat, gazetarët, fjalën e lirë dhe lajmet e vërteta. Ky bord dhe kjo udhëheqje e RTK-së e derigjuar nga Qeveria Kurti me plot kuptimin e  fjalës duhet të shkarkohet sa më parë, sepse nuk i bën mirë as medias as demokracisë së vendit”, tha Lekaj.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.