Pasi “Hulku” shkatërroi demin, kjo është sfida tjetër për kapitenin e javës (VIDEO) NULL NULL 04.11.2024 09:34 04.11.2024 09:34 Sfida e ‘Vëllait të Madh’ me qëndrueshmërinë në dem u prish pasi ‘Hulku’ shqiptar Bujar Muli e shkatërroi atë. Kësisoj, në shtëpi u organizua një tjetër sfidë e ku si rezultat i saj mund të jenë dy kapiten në shtëpi. “Meqenëse Hulku me fuqinë e tij e shkatërroi demin radha është për një sfidë tjetër me qëllim të një zgjidhjeje për përzgjedhjen e kapitenit të javës që këtë herë mund të jetë një ose dy kapitenë. Në ‘gaming room’ në grupe do të testoheni me kujtesën dhe shpejtësinë mendore – ju pret tabela me shkronjat dhe renditjen sipas ‘Vëllait të Madh’. Sfida realizohet pa praninë e të tjerëve dhe duke mbajtur sekret” thuhet në njoftimin e ‘Vëllait të Madh’.