S’ka rrezik, Barcelona i merr tre pikë ndaj Espanyolit NULL NULL 03.11.2024 18:22 03.11.2024 18:22 Barcelona e ka shënuar edhe një tjetër fitore. Në javën e 12-të të La Liga-s, skuadra e Hansi Flick e mposhti mposhti rivalin lokal Espanyolin me shifrat 3:1. Golat e ‘blaugranave’ u shënuan në pjesën e parë, dy nga Dani Olmo dhe një nga Raphinha. Krejt çka arritën të bëjë skuadra e mbrojtësit shqiptar Marash Kumbulla, ishte ‘goli i nderit’ i realizuar përmes Javi Puados. Me këtë fitore, Barca është në pozitën e parë me 33 pikë.