Kurti: Zahir Pajazitit përfaqëson një kapitull autentik dhe të lavdishëm në historinë e Kosovës NULL NULL 02.11.2024 23:04 02.11.2024 23:04 Kryeministri Albin Kurti ne perkujtimine e heroit Zahir Pajaziti Kryeministri Albin Kurti sonte mori pjesë në shfaqjen e filmit dokumentar “Pushka e parë e lirisë”, kushtuar ditëlindjes së 62-të, të Heroit Kombëtar Zahir Pajaziti, e cila u mbajt në Sallën e Sporteve “1 Tetori”, në Prishtinë. “Heronjtë dhe dëshmorët u takojnë brezave dhe etapave të ndryshme historike, por ata shkojnë e përbashkohen te historia moderne e Kosovës, në kapitujt e gjatë dhe me vend qendror të rezistencës dhe qëndresës së armatosur për çlirimin e vendit”, tha kryeministri. Ai shtoi se Zahir Pajaziti nuk është vetëm emri i një luftëtari si personalitet historik, por edhe emri i një figure, e cila përbashkohet një traditë e tërë luftëtarësh, nga Çeta e Llapit, me Hasan Ramadanin e Ali Ajetin te Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës me Bahri Fazliun e Agron Rrahmanin dhe deri te Ushtria Çlirimtare e Kosovës, me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën. Kurti tha se profili i Zahir Pajazitit përfaqëson një kapitull autentik dhe të lavdishëm në historinë e Kosovës. “E kanë mbiquajtur “pushka e parë e lirisë” prej nga edhe titulli i këtij dokumentari, por profili prej luftëtari të paepur i Zahir Pajazitit shkon e shtrihet në një kapitull shumë kompleks, sa të rëndë aq edhe të lavdishëm, por gjithsesi tejet autentik”, deklaroi ai. Derisa shprehu falënderime për të gjithë ata që kontribuuan në krijimin e këtij dokumentari, Kurti vlerësoi që historia e këtij heroi po pasqyrohet për publikun në një trajtë të veçantë dokumentare dhe artistike. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Jashari takohet me komandantin amerikan, theksohet performanca e dalluar e ushtarëve të FSK-së në SHBA 21 orë më parë
Kosova Shea për Klankosova.tv: Konflikti Izrael–Iran mund ta lërë Kosovën jashtë vëmendjes ndërkombëtare 23 orë më parë