Haradinaj kësaj radhe në Pejë, do të prezantojë kandidatët për deputetë NULL NULL 02.11.2024 07:50 02.11.2024 07:50 ARKIV: Ramush Haradinaj ne Viti i prezanton dy kandidate per deputetë Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër i koalicionit AAK – Nisma – Konservatorët – E30, sot pritet të takohet me strukturat udhëheqëse të Degës së Aleancës në Pejë. Kjo është paraparë të ndodh me qëllimin e prezantimit të kandidatëve për deputetë, ndërsa ngjarja nis në ora 18:00. Haradinaj dje ishte në komunën e Vitisë, ndërsa gjatë prezantimit ai theksoi synimin e koalicionit për anëtarësimin direkt të Kosovës në NATO përmes Planit Aksional për Anëtarësim pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Kreu i AAK-së prezantoi dy kandidatë për deputetë nga Vitia: Labinot Gjini dhe Engjëll Koliqi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 16 minuta më parë
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 3 orë më parë