Mustafa për raportimin e shefit të AKI-së: Sot pamë teatër NULL NULL 30.10.2024 21:47 30.10.2024 21:47 Analisti Latif Mustafa. Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti, ka qenë i ftuar të raportojë para komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së mëngjesin e sotëm. Por, derisa ai po raportonte deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje e lëshuan takimin. Aty pati përplasje mes tyre dhe kryetares së Komisionit, Ganimete Musliu. Musliu u kritikua nga ata për siç thanë mbledhjen e thirrur për përcjelljen e gazetarëve nga agjentët e AKI-së. E kjo situatë, për analistin Latif Mustafa, po konsiderohet si një shfaqje teatrale. “E pash një video rreth 20 minutëshe ku kryetarja e Komisionit po përpiqej ta organizonte mbledhjen. Me aq sa pash dhe dëgjova aty, zotëri Salih Zyba i cili është edhe nënkryetar i këtij komisioni, sikurse dëshironte të thëntë këtë imazhin e këtij spektakli triumfues të opozitës. Arsyeja përse e lëshuan ata komisionin ishte se nuk iu miratua pika që e propozuan për të treguar arsyen e vërtetë dhe për ta thënë atë që është esenca, që për shkak të presionit të mediave ne e kemi bërë këtë ftesë të drejtorit (të AKI-së), dhe ky drejtor nuk do të duhej të vinte në këtë komision shkaku i presionit të disa mediave”, tha Latifi në Rubikon të Klan Kosovës. Këtë zhvillim nga deputetët e pushtetit, ai e quajti lojë dhe pjesë të fushatës. “Kjo sigurisht është pjesë e fushatë. Në anën tjetër, duhet përshëndetur durimin e kryetares që u soll mirë. Mirëpo, pat aktrim, ishte një teatër shumë i mirë. Të gjithë po aktronin, përpos drejtorit. Arsyeja përse ishte ftuar aty, nuk u qartësua. Deputetët e pushtetit dolën, ai mbeti aty. Ai e ka luksin që të mos flasë dhe për gjërat që pyetet nga komisioni të thotë që janë gjëra të klasifikuara”, deklaroi Latifi. Ai tha se e gjitha kjo që ndodhi sot ishte në saje të fushatës. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Torta për Simiqin”, Behrami i reagon Zybës: Për shpifjet tua, do ndjekim procedurat ligjore 17 orë më parë