Armend Thaqi protagonist kryesor në përballjen ndaj ish-skuadrës, Ballkani 3-3 Gjilani NULL NULL 29.10.2024 14:57 29.10.2024 14:57 Dy penallti për dhjetë minuta, njëra u konkretizua nga Bernard Karrica që i dha epërsinë Ballkanit për 3-2, kurse tjetra u humb nga Armend Thaqi, të cilën ia priti Enea Koliqi. Por topi sërish u rikthye tek gjilanasit, dhe prekja e fundit para se të futej në rrjeten e suharekasëve, u bë pikërisht nga ishi i tyre, njofton Klankosova.tv. Ndeshja e çmendur në Suharekë përfundoi 3-3. Ky ballafaqim që e nisi xhiron e 11-të në Superligë, startoi furishëm, pasi që në minutin e katërt, Lindon Emerllahu realizoi golin e epërsisë. Por pa kaluar 11 minuta të plota, mysafirët u kthyen në lojë, me anë Armend Thaqit, i cili i shënoi ish-skuadrës së tij. 5 minuta para se të mbyllej pjesa e parë, Basa i kaloi “Skifterat në avantazh. Vendasit u rikthyen sërish në lojë në pjesën e dytë, duke barazuar ezultatin në 2-2 me anë të brazilianit Ribeiro, teksa Bernard Karrica me golin nga penalltia, riktheu sërish suahrekasit në epërsi. Por pikërisht një penallti e akorduar sërish me ndihmën e sistemit “VAR”, i dha mundësinë gjilanasëve për ta barazuar rezultatin. Nga pika e bardhë nuk shënoi Thaqi, por topi i shkoi sërish atij, duke vendosur rezultatin përfundimtar, raporton Klankosova.tv. Aktualisht, “Xhebrailat” udhëheqin renditjen tabelare me 18 pikë të grumbulluara, kurse “Skifterat” kanë 13 sosh. Nesër ndërkohë zhvillohen dy ndeshjet e radhës, ku Llapi në Podujevë është nikoqir i Feronikelit’74, kurse Dukagjini e pret Suharekën. Kjo xhiro mbyllet të enjten me dy takime. Ferizaj luan në shtëpi ndaj Malishevës, ndërkaq kryendeshja është ajo ndërmjet Dritës dhe Prishtinës. Xhiro e njëmbëdhjetë e Albi Mall Superligës, direkt në Art Motion *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.