Kosovari arrestohet në Maqedoni të Veriut, bartte ilegalisht tetë emigrantë NULL NULL 26.10.2024 19:42 26.10.2024 19:42 Foto ilustruese e Policisë në Maqedoni të Veriut Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se policia maqedonase ka arrestuar një shtetas të Kosovës në afërsi të fshatit Bogorodicë. Sipas njoftimit, policia ka ndaluar një automjet të drejtuar nga i dyshuari Z.M., ku në të ishin tetë emigrantë ilegalë, prej të cilëve shtatë nga Siria dhe një nga Egjipti. “Bashkë në veturën ‘Seat Altea’ ka lëvizur edhe vetura ‘Audi’ pa targa, e cila nuk ka ndaluar në sinjalizimin nga policia, por është larguar nga vendi i ngjarjes, kurse pas një kohe të shkurtër nga ai kanë dalë tetë persona emigrantë ilegalë, prej të cilëve gjashtë nga Kuvajti dhe dy nga Siria, kurse shoferi është arratisur”, thuhet në njoftimin e MPB-së maqedonase, transmeton Klankosova.tv Më tej, bëhet e ditur se i dyshuari kosovar është privuar nga liria dhe ndaj tij do të ndërmerren masat për zbardhjen e rastit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandidati i parë shqiptar për kryetar të Cyrihut, Avdili: Shenjë e zhvillimit të komunitetit tonë në Zvicër 02/07/2025
Kosova "Fitore Pacolli postime të rreme", Demaku: Shqetësuese se si një deputete me lehtësi flet për mashtrim (VIDEO) 02/07/2025