Zbulohet lapidari që shënoi 80-vjetorin e Betejës së Herticës NULL NULL 26.10.2024 16:53 26.10.2024 16:53 Zbulohet lapidari që shënoi 80-vjetorin e Betejës së Herticës Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi sot mori pjesë në zbulimin e lapidarit që shënoi 80-vjetorin e Betejës së Herticës dhe rezistencës së rajonit të Llapit për të mbrojtur tokën nga agresori në fshatin Herticë. “Kjo ngjarje historike është një kujtesë e rëndësishme për sakrificat e mëdha që bënë luftëtarët tanë në përballje me pushtuesit bullgarë dhe forcat serbo-jugosllave gjatë viteve 1941-1944”, ka shkruar Bulliqi në Facebook, transmeton Klankosova.tv.. Ky lapidar simbolizon guximin dhe qëndresën e popullit i cili edhe në kushtet më të vështira, luftoi për liri dhe dinjitet. “I falënderoj të gjithë që kontribuuan në realizimin e këtij lapidari! Lavdi e nderime të gjithë dëshmorëve, heronjve dhe martirëve të Kosovës! Lavdi të rënëve në Betejën e Herticës!”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kundërshtimi i komisionit, LDK ankohet në Kushtetuese, proteston në foltore (VIDEO) 04/07/2025
Kosova Rritet numri i zjarreve – Kosova përballet me sfidën me vetëm 800 zjarrfikës! (VIDEO) 04/07/2025