Ndeshje e zbehtë, Dukagjini e Ballkani pa gola në 90 minuta NULL NULL 26.10.2024 14:54 26.10.2024 14:54 Ndeshja mes Ballkanit e Dukagjinit përfundoi pa gola. Skuadra kampione e futi topin në rrjetë në minutën e 79-të, por fauli në sulm u bë shkak që goli të mos pranohej. Diku dhjetë minuta më vonë, referi dha dy kartonë të kuqë, duke i lënë dy skuadrat me nga një lojtar më pak. Pesë ndeshjet paraprake, para kësaj që u zhvillua sot, kampioni në fuqi ka tri fitore, një barazim, dhe një humbje. Për dallim nga Ballkani, Dukagjini i cili mban vendin e nëntë në listë, para përballjes të kësaj dite ka veç një fitore, e në katër ndeshjet tjera ka pësuar humbje.