Kelmendi u kërkon kryeprokurorëve që rastet e lidhura me bashkëpunim juridik ndërkombëtar të trajtohen me prioritet NULL NULL 25.10.2024 14:52 25.10.2024 14:52 Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur kolegjiumin e rregullt me të gjithë kryeprokurorët e prokurorive, përfaqësues të prokurorive dhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, ku pjesëmarrës ishin edhe përfaqësuesit e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë. Bëhet e ditur se në këtë takim u fol për çështjet penale që ndërlidhen me bashkëpunimin juridik ndërkombëtar, ku Kelmendi ka kërkuar që këto raste të trajtohen me prioritet për të ngritur edhe imazhin e Prokurorit të Shtetit, karshi partnerëve ndërkombëtarë. “Një çështje tjetër me rëndësi që u diskutua në këtë takim ishte edhe aplikimi procedurave alternative, si procedura efikase dhe produktive për zgjidhjen e rasteve penale nga ana e prokurorëve të shtetit, aplikimi i të cilave do të ndikoj në uljen e rasteve penale, zvogëlimin e kostos shtetit dhe palëve në procedurë, si dhe ekonomizimin e kohës”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv. Kelmendi i kërkoi kryeprokurorëve dhe prokurorive aplikimin e procedurave alternative në çdo rast kur ka mundësi ligjore, duke i inkurajuar ata, sipas tij, që të angazhohen në rritjen e efikasitetit në aplikimin e procedurave alternative. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 41 minuta më parë