Xheneta me lot në sy flet për jetën: Nëna na la e njerkën e dua më së shumti (VIDEO) NULL NULL 22.10.2024 11:01 22.10.2024 11:01 Xheneta në një bashkëbisedim me Rovenën ka ndarë një pjesë të vështirë të jetës së saj. Ajo ka treguar se nëna biologjike e ka braktisur kur ka qenë 1 vjeç e gjysmë dhe babai i saj është martuar kur ajo ke qenë 5 vjeçe. “Nëna biologjike na ka lënë kur kemi qenë unë dhe binjaku im 1 vjeç e gjysmë dhe babai është martuar kur ne kemi qenë 5 vjeç dhe ajo emrin njerkë e ka por nuk e meriton. Unë e du më shumë se çdo kë në botë”, tha Xheneta. Banorja, mes tjerash, tha se është shumë krenare që njerkën e ka pjesë të jetës. “Ajo sot me më thënë me dalë nga shtëpia unë dalë dhe ka qenë e vetmja që e kam konsultuar për tu bërë pjesë e Big Brother VIP. Sot nuk do të isha kjo që jam, po mos ta kisha atë në jetën time”, tha ajo. Më poshtë e gjeni rrëfimin e saj të ndjerë për familjen e saj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.