Vazhdon përplasja, Rovena këndon këngën e saj – Gresa e këndon në turqisht (VIDEO) NULL NULL 21.10.2024 14:45 21.10.2024 14:45 Rovena dhe Gresa janë duke vazhduar përplasjen e tyre që nisi qysh natën e parë të spektaklit më të madh në trojet shqiptare, Big Brother VIP Kosova 3. Gresa ditë më parë e akuzoi këngëtarjen për vjedhjen e këngës së saj “Dasma” nga një artist turk, teksa Rovena i tha që i ka marrë leje dhe të drejtën autoriale. Mëngjesin e sotëm në shtëpinë e “Vëllaut të madh” po luhej kënga e Rovenës ku të gjithë banorët po e shijonin e kërcenin përveç Gresës e cila po qëndronte e ndarë nga banorët dhe këndonte versionin turqisht të këngës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.