LIVE| Përfundon nata e parë e Big Brother VIP Kosova 3, shtrohet darka NULL NULL 18.10.2024 21:04 18.10.2024 21:04 Ka përfunduar nata e parë e Big Brother Vip 3. Në këtë Prime të BBVK janë janë prezentuar 20 banorët pjesëmarrës. Banorët tashmë janë njoftuar me njëri – tjetrin dhe për ta është shtruar darka e përgatitur nga Sports Bar dhe Hyper Active. 01:48 – Drenusha Latifi: Pengu im janë fëmijët, uroj që të gjej mirëkuptim me ish-partnerin (VIDEO) Ish-missi i Kosovës, Drenusha Latifi, ka thënë se pengu i saj i vetëm me hyrjen në shtëpinë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova 3, janë dy fëmijët e saj që i ka lënë jashtë. Latifi tha se ende nuk e ka marrë kujdestarinë e tyre teksa shtoi se uron që nëpëmjet këtij spektakli të gjej mirëkuptim me ish-partnerin e saj. “Pengu im më i madh janë fëmijët që i kam lënë jashtë, por janë në duar të sigurta. Përveç fëmijëve nuk kam brenga të tjera, por shumë gjëra tjera sillen rreth tyre pasi ende nuk e kam marrë kujdestarinë e tyre”. “Uroj që nëpërmjet Big Brother VIP Kosovsa 3 të gjej mirëkuptim me ish-partnerin me të cilin kam kaluar një pjesë të jetës”, tha Latifi. Mes tjerash, ish-missi tha se qëllimi i saj është që të fitojë BBVK 3 dhe se do të jetë e drejtë me të gjithë banorët. “Qëllimi im është që të jem fituese e BBVK 3, nuk kam tentativë të jem e padrejtë ndaj njerëzve, po futem për qëllimin tim dhe do të jap spektakël dhe do të japë një Drenushë që njerëzit nuk e kanë parë më herët”, tha ajo. 01:42 – Olta befason me opinonet e fundit për banorët: Burimi kërkon të dashur (VIDEO) Opinionistja e këtij edicioni të Big Brother Vip Kosova, Olta Gixhari ka komentuar disa nga banorët e BBVK 3. Sipas saj, banori Burim Vatovci ka për qëllim që brenda qëndrimit në BBVK të gjej një të dashur. “Po mendoj që kërkon të bëj një romance, mbase për t’iu treguar njerëzve që ajo që mendoni që është e pamundur të bëhet, unë do ta bëj realitet”, tha Olta. Ajo tutje, komentoi edhe shoqërinë mes Anës dhe Lejlas, duke thënë se xhelozitë nisin pikërishtë nga mikeshat. Derisa nuk i iku as komenti i Mevlanit për vete i cili tha se “jam i bukur”. Sipas Oltës, nuk do të duhej ta bënte këtë. Ndiqeni videon për më shumë informacione. 01:39 – Ish-miss Kosova, banorja e 20-të e Big Brother Ish-miss Kosova, Drenusha Latifi, është banorja e fundit në Big Brother VIP Kosova 3. Ajo, si banorja e 20-të tha se në BBVK 3 po hyn beqare, teksa tha se brenda do të luftojë me mish e me shpirtë. Qëllimin, tha se e ka që ta fitojë këtë edicion të spektaklit më të madh në Kosovë. 01:36 – Synon t’ia “vë flakën” BBVK-së, ua prezantojmë Anën, banoren tërheqëse të këtij formati Influencerja dhe modelja, Ana Ejupi, është banorja e 19-të, pjesëmarrëse e BBVK3, njofton Klankosova.tv Ana e cila vjen nga Prishtina, tregon se pse i tha ‘PO’ ftesës së këtij formati. “Dua të provoj të hap një dritare të re në jetën time, dhe dua ta sfidoj vetën. Jam person i dashur, besnike dhe shumë pozitivë”, shprehet Ana “Brenda shtëpisë do jem lojtare shumë e fortë, dhe do ta bëj flakë aty”, deklaron bukuroshja. Edhe Ana deklarohet se po futet beqare duke mos përjashtuar mundësinë e krijimit të një romance brenda shtëpisë. 01:22 – Gjesti, banori më i ri i Big Brother VIP Kosova 3 Besart Kelmendi i njohur ndryshe me nofkën Gjesti, është banori i radhës më i ri në BBVK3, njofton Klankosova.tv. Këngëtari është vetëm 24 vjeqar, dhe futet në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova me një super energji. “Gjesti po hynë në Big Brother VIP Kosova, për të bërë shumë gjeste, të tëpruara, ama të bukura”, u shpreh ai Gjesti thotë se është single dhe beson se do e fitoj këtë edicion. 01:01 – “Shyqyr që s’janë Shqipja e Shota sivjet”, Xheneta, banorja e re: ‘Single’ po hi e s’di qysh dal Xheneta Fetahu, është banorja tjetër që sapo i’u bashkua shtëpisë më të famshme shqiptare BBVK3. 28 vjeqarja nga Prishtina, nuk zbulon shumë nga klipi prezantues, por thekson se përvec bukurisë, si armë të fortë e ka edhe intelegjencën. “Si lojtare do jem shumë e fortë, debate të forta, butësi, dashuri, dhe pak temperament”, shprehet ajo. Xheneta shprehet e lumtur që nuk janë banore të këtij edicioni Shqipe Hyseni dhe Shota, pasi mendon se nuk do t’i duronte dot, njofton Klankosova.tv. Sa i përket jetës sentimentale, ajo thotë se po hyn single, por nuk e di se si do të dal. “‘Single’ po hi e s’di qysh dal”, shprehet ajo. 00:59 – Lumbardhi ‘rikthehet’ në Big Brother VIP Kosova 3 Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother, Lumbardh Salihu u “rikthye” në BBVK. Ish-futbollisti kësaj radhe foli për eksperiencën e tij brenda shtëpisë së Big-ut, duke këshilluar banorët që të përgatiten mirë. Ai ndër tjerash bëri të ditur se kjo ishte eksperienca më e mirë e tij. Lumbardhi tutje u pyet nëse do të hynte në BBVK përseri po të ishte ish e dashura e tij, Kaderi dhe ai u përgjigj me një “okej”. 00:57 – Banori i radhës futet me ushqimin e HEB’s në Big Brother Banori tjetër që ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3, është future me ushqime nga HEB-s. Ai është Arioni, sportist, ku veten e prezantoi si person shumë të drejtë, njofton Klankosova.tv. Arioni më tej tha se nga ai duhet banorët dhe shikuesit duhet të presin gjithçka. 00:31 – Banorja e radhës e Big Brother VIP Kosova 3 ateron nga qielli Banorja e radhës që hyn në shtëpinë më të famshme në vend është Gresë Gashi. Ajo ka zgjedhur një mënyrë të veçantë që të hyjë në shtëpi, me parashutë, njofton Klankosova.tv. Gresa paralajmëroi banorët që të mos i vardisen, pasi tha se “ashtu si kam hy, ashtu do dalë”. “Shkëndijat e para”, Driloni shpreh pëlqim për njërën banore (VIDEO) Spektakli i Big Brother VIP Kosova 3 sa vjen e bëhet më interesant me hyrjen e banorëve të ri. Banori i dhjetë i shtëpisë më të famshme në Kosovë, Driloni, që në minutat e para të hyrjes bëri të ditur së cila nga banoret po i pëlqen. Driloni tha se të gjitha banoret janë të bukura, por në veçanti Diana. Se a do të ketë diçka mes dy konkurrentëve mbetet për t’u parë ditëve në vijim. 23:58 – Rezi bëhet pjesë e BBVK-së: Do jap humor se këtë di të bëj Aktori, Rezart Veleshnja është banori i radhës në edicionin ‘flakë’ të BBVK, njofton Klankosova.tv. Me batutat dhe energjinë që e karakterizojnë aktorin , Rrezi vecse filloi ta shpërfaq vetveten. Rezi i cili vjen nga Tirana, premton se do të dhuroj humor. “Do jap humor se këtë di të bëj”, u shpreh ai. Në klipin e tij, Rezi deklaron se është shumë kurioz për këtë eksperiencë, dhe mezi pret ta shijojë. 23:51 – Milaim Zeka përlotet në Prime, çka ndodhi?! Opinionisti Milaim Zeka është përlotur në studion ku po mbahet Prime i Big Brother Vip Kosova. Zeka u përlot derisa Vatovci po fliste për babain e tij, Agimin. “Agimin e kam njoftë, ka qenë dinamik, dhe duke pa djalin m’u duk se ai hyri në skenë”, tha Zeka. Ndryshe, Burimi tha se pavarësisht faktit që është shtatshkurtër, do bëj gjëra si një njeri i madh dhe duke shfaqur vlera të mëdha. Burim Vatovci është banori i nëntë që iu bashkua BBVK3. Ndiqeni videon për detaje: 23:48 – Big Brother VIP Kosova 3, “ringu” i Drilonit Është kompletuar 10-shja e parë e banorëve në Big Brother VIP Kosova 3. Banori i 10-të është boksieri Drilon Rama, i cili ka lindur në Gjermani dhe me profesion është boksier. Ai e prezantoi veten si të disiplinuar dhe të drejt, teksa paralajmëroi banorët e tjerë se në Big Brother VIP Kosova 3 se ka hyrë për të fituar. “Banorët që nuk mundëm të i duroj janë ata që folin prapa shpinës”, tha ai, njofton Klankosova.tv. 23:41 – Olta i kërkon Milaimit të futet në BBVK 3, ai ka një kusht specifik (VIDEO) Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 3, Olta Gixhari i ka kërkuar opinionistit Milaim Zeka që të futet në shtëpinë e famshme si banor. Gixhari tha se Milaimi duhet të futet në shtëpi si banor e jo të komentojë përkrah saj në spektaklin e madh. Zeka i tha se nuk e ka problem aspak që të futet por se këtë do ta bënte vetëm nëse edhe Olta hyn bashkë me të. Por, ajo i tha se këtë eksperiencë e ka bërë njëherë dhe nuk mendon që ta bëjë sërish. 22:32 – “I vogël me trup, por i madh me zemër”, Burimi merr mesazhin nga babai i ndjerë Burim Vatovci është banori i radhës në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3. Para se të futej në shtëpi, Vatovcit i është surpriza me një video të babait të tij, krijuar nga Inteligjenca artificiale. “Burim, i vogli i shtëpisë, më mungon, e i mungon nënës. M’u plotësu dëshira që e kisha. Trego vetën, i vogël me trup, e i madh me zemër. Unë e nana të shohim nga ekrani i parajsës”, thuhej ndër tjerash në videon e krijuar nga AI. Me emocione të mëdha, Burimi zbuloi se e kishte vizituar varrin e babit para se të hynte në Big Brother. Për detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm. 23:26 – Vatovci: Do të jetësojë ëndrrën e babait në BBVK 3 (VIDEO) Banori i shtëpisë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP Kosova 3, Burim Vatovci, ka thënë se do të jetësojë ëndrrën e babait të tij të ndjerë, Agim Vatovci, duke u bërë pjesë e spektaklit. Prezantuesi i BBVK 3, Alaudin Hamiti, gjatë spektaklit ka prezantuar një mesazh që kishte marrë nga Vatovci ku i njëjti kishte shprehur dëshirë për të hyrë në këtë format, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore hyrja e tij u pamundësua. Hamiti, mes tjerash, tha se produksioni i BBVK 3 ka përgatitur një mesazh për Burimin nga babai i tij duke përdorur inteligjencën artificale. 23:18 – “Jam shtatshkurt por do bëj gjëra si njeri i madh”, Burimi banori i radhës në BBVK që bëri shqiponjën në studio me Jonidën Burim Vatovci është banori i nëntë që i bashkohet BBVK3, njofton Klankosova.tv. Burimi tregon pikat që e karakterizojnë atë, me të cilat synon që të arrij sa më larg në këtë edicion të tretë të Big Brother Vip Kosova. Ai thotë se pavarësisht faktit që është shtatshkurtër, do bëj gjëra si një njeri i madh dhe duke shfaqur vlera të mëdha. Energjinë e tij ai e tregoi që me arritjen e tij në studio, duke komplimentuar veshjen e kuqe te Jonidës, që iu lidhë me veshjen e zezë të tij dhe bashkë kanë bërë shqiponjën. Burimi shfaqi anën e tij emocionale edhe me një video surprizë nga babai i tij i ndjerë, përmes Intelegjencës Artificiale. 23:12 – “Alarmon” Olta Gixhari: Po e pyeti dikush Rovenen për emrin… (VIDEO) Opinionistja e Big Brother Vip Kosova, Olta Gixhari pati një lutje në lidhje me banoren e parë të BBVK, Rovena Stefën. Olta u lut që këngëtares të mos ia gabojë askush emrin. “Ishalla nuk hyn ndonjë banorë që të pyes Rovenën se si e ke emrin se i ziu ai banorë çka do heqi”, u shpreh Olta. Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm. 23:07 – Leonardo futet në Big Brother VIP Kosova 3 përmes TikTokut Banori i tetë i Big Brother VIP Kosova 3 është Leonardo Gashi. Fillimisht ai hyri LIVE në TikTok bashkë me Alaudinin e Jonidën në kanalin e Big Brother VIP Kosova. Ai tregoi se është lind e rritë në Gjermani, teksa nga Kosova është prishtinali, njofton Klankosova.tv. Leonardi tha për vete se ka vetbesim, është energjik, i dashur dhe pak i egër. 22:37 – “Marilyn Monroe” shqiptare hyn në BBVK: Po hy ‘single.’ dhe kjo pikë flet shumë Banorja e shtatë që i bashkohet BBVK3, është aktorja Sara Kolami, e cila në klipin e saj u prezantua si një stjuardesë, gjersa në skenë u shfaq me mjaftë elegancë, ku u krahasua edhe si një ‘Marilyn Monroe’ shqiptare nga prezantuesi Alaudin Hamiti, njofton Klankosova.tv Bukuroshja tha se këtë eskperiencë do që ta shijojë në maksimum, gjersa shprehet interesuar që të njoh njerëz të rinj dhe interesant. “Pres të kënaqem, edhe dua të njoh njerëz interesantë, dua të shijoj një eksperiecë që nuk është normale. Do të tregoj Sarën, do të jem vetvetja”, u shpreh Kolami. Kolami në klipin e saj prezantues tregon frikën e saj që mund ta përcjell në këtë format, e cila sipas saj është ambienti toksik. Ndër të tjera 30 vjeqarja përmend edhe llojin e banorit që nuk duron dot. “Do jem shumë gallatë. Një lloj banori që nuk duroj dot është, ai person që nuk njeh limitet e tjetrit”. Kolami futet brenda shtëpisë single. 22:27 – Vullnet Krasniqi “ik nga terreni”, futet në Big Brother VIP Kosova 3 Banori i pestë i shtëpisë më të famshme është gazetari Vullnet Krasniqi. Ai tha se satelitët kthehen në shtëpinë më të famshme në Kosovë. “Boll më me akuza e kundër akuza, jo ti ke të drejt e jo ti nuk ke të drejtë. Jam lodhë prej këtyre, për këtë po hyj brenda, veç s’po du me i dëgju më”, tha ai përpara se të hynte, njofton Klankosova.tv. Vullneti e tregoi edhe karakteristikën e tij më të fortë, e cila tha se është “vija e hollë nëpër të cilën eci mes budallakut dhe guximit”. 22:25 – Harrojeni Shakirën! Milaim Zeka fton Bay T që ta hap urën e Ibrit me një koncert Opinionisti Milaim Zeka ka bërë ofertën e parë për banoren Bay T, e cila është banorja e pestë që futet brenda shtëpisë së Big Brother. Zeka kujtoi kur ish- kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri kishte thënë se është e mundur që Shakira të performojë për hapjen e urës së Ibrit. Ai tha se pa Big Brother e fton Bay T që të hap urën e Ibrit me një koncert. “Për Bay T mu duk fenomenale, dhe habitem se si një politikan pati propozu Shakirën për hapjen urës së Mitrovicës, kështu që pas Big Brother e propozoj këtë të bëj një koncert dhe ta hapim urën e Ibrit”, tha Zeka. 24 vjeqarja Bay T vjen nga qyteti i Mitrovicës. 22:22 – Gixhari për Dakën: Mori leje nga gruaja për të hyrë në BBVK 3, kështu të veprojnë të gjithë Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 3, Olta Gixhari, ka duartrokitur veprimin e aktorit, Besfort Daka, që mori leje nga bashkëshortja për tu bërë pjesë e speklaklit. Gixhari thotë se aktori i njohur dha një mesazh të fuqishëm pasi çdo herë duhet marrë leje nga gruaja. “Besi hyri me një mesazh shumë të fuqishëm pasi tha që i ka marrë leje gruas, po e pytet gruan nuk thotë kurrë jo. Prandaj, kështu duhet vepruar të gjithë duke e lënë të flaës dhe ta dëgjojnë gruan”, tha Gixhari. Kujtojmë se aktori Besfort Daka është banori i katërt që i është bashkuar izolimit në shtëpinë më të famshme në trojet shqiptare. 22:16 – Bay T shumë gati për Big Brother: S’ka me pas dissa, veç fakte Është prezantuar banorja e pestë e BBVK3, njofton Klankosova.tv Bay T, është banorja e pestë e radhës që futet brenda shtëpisë më të famshme të të gjithë shqiptarëve kudo ndodhen. 24 vjeqarja vjen nga qyteti i Mitrovicës. E njëjta na prezantohet si një femër e fuqishme, dhe shumë argëtuese, gjersa shprehet e bindur që një lojtare si ajo s’kemi parë më herët. ” S’keni me pa dissa aty brenda, vetëm fakte. Unë jam shumë gati, por nuk e di a jeni ju gati”, deklaroi Bay T. Me shumë bindje e vetëbesim, Bay T futet brenda shtëpisë me një super paraqitje vezulluese. 22:10 – “Gjysma e shehrit di me të imitu”, Milaim Zeka imitohet nga aktori Daka Reality shoë më i suksesshëm, Big Brother Kosova është rikthyer këtë sezon televiziv në ekranin e Klan Kosovës. Në karrigen e opinionistit është ulur, analisti Milaim Zeka, i cili pati një kërkesë për banorin e katërt, aktorin e njohur Besfort Daka. Kërkesa e Zekës ishte që Daka ta emitonte atë, dhe ky aktori e bëri për mrekulli, shkruan Klankosova.tv “Nuk kam çka me të imitu, se me këqyre gjysma e shehrit di me të imitu”, tha ai, duke imituar Zekën. Para se të futej në shtëpi Daka bëri edhe disa imitime të tjera që mund t’i ndiqni në videon më poshtë. 22:09 – Besfort Daka, banori i katërt në BBVK 3 – tha se mori leje nga gruaja Banori i katërt i Big Brother VIP Kosova 3 është aktori Besfort Daka. Besforti tha se edhe BBVK 3 është pjesë e artit dhe do që ta provojë këtë sfidë. Ai tha se nga do të japë shumë në këtë edicion pasi me sarkazëm tha se “nuk ka pasur mundësi të shprehej”. Për të hyrë në BBVK 3, Besforti tha se mori leje edhe nga gruaja e tij. 21:55 – “Ke ngatërru lulet Milo, vëri syzet”, Rovena e nis “luftën” edhe me opinionistin Ndonëse Milaimi njihet për batutat e tij, Rovena siç duket po i merr ato si sulme ndaj saj. Gjithçka nisi kur Zeka “ngatërroi” me qëllim emrin e lules, që ishte trëndafil, e ai i tha karajfil. “Ke ngatërru lulet Milo, vëri syzet” ishte komenti pikant i Rovenë karshi opionistit, pa e kuptuar humorin e tij. Siç duket, Rovena që në fillim po tregon se është e gatshme të “luftojë” më këdo në Big Brother VIP. 21:51 – Çka tha Milaim Zeka për banorën e re nga Drenica që u fut brenda BBVK3 Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 3, Milaim Zeka, e ka komentuar hyrjen e banorës së tretë, Dianës. Ai e ftoi Dianën dhe banorin e dytë, Kevinin, që të kenë kujdes çka flasin, pasi ai di edhe suedish. “Kevin dhe Diana kujdes cka flisni sepse unë flas edhe suedisht”, tha ai, njofton Klankosova.tv. Diana dhe Kevini jetojnë në Suedi, teksa banorja e tretë ka prejardhje nga Drenica. 21:44 – Magjinë e shtëpisë e tregon Rovena, që në hyrje ‘ngritë shpatat’ kundrejt Kevinit Banorja e parë zyrtare, Rovena Stefa futet brenda shtëpisë më të famshme në trojet shqiptare, ku na prezanton edhe pamjet mahnitëse të shtëpisë, njofton Klankosova.tv Stefa tregon ndjesitë e para që mori sapo u fut në shtëpi. “Po ndjej akoma aromën e bojës në muret e reja të shtëpisë”, tha Rovena. “Më pëlqejnë shumë ngjyrat, jam munduar edhe unë të vishem me ngjyrën e vjeshtës, po ndihem shumë mirë”, shprehet ajo. E pyetur nga Jonida se pse nuk u fut bashkë me Kevinin në shtëpi, Rovena tregon arsyet e saj. “Në fakt unë kam lindur vetëm, jam vetëm, dhe fakti që ai djaloshi simpatik më më dhuroi një trëndafil, nuk do të thotë që e mora për dore dhe hyra në shtëpi, duhet më shumë punë” u shpreh Rovi. 21:40 – Zbulohet banorja e tretë e Big Brother VIP Kosova Tashmë ka nisur edhe zyrtarisht aventura e edicionit të tretë të Big Brother Vip Kosova. Pas dy banorëve të parë, Rovena Stefës dhe këngëtarit Kevin Edmond, i cili ka prejardhje latine, është bërë i ditur edhe emri i banorit të tretë. Modelja shqiptare e cila jeton dhe vepron në Norvegji, Diana, është banorja e tretë që hyn në shtëpinë më të famshme në Kosovë. 21:36 – Cilat ishin komentet e Gixharit për Rovenen dhe KEvinin? Aktorja shqiptare, Olta Gixhari ka dhënë komentet e para si opinioniste e këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova. Për këngëtaren Rovena Stefa, Gixhari tha se shpreson që ta sjell atmosferën e tupanave në shtëpi. “Ajo ka shkruar historinë në aspektin e muzikës, e shoh si një njëri energjik, shpresoj ta sjellë atmosferën e tupanëve edhe në shtëpi”, Ndërsa për këngëtarin, Kevin, ajo tha se do ta favorizojë energjia që ai e ka. “Ajo ka jetuar në Suedi, suedezët janë njerëz të ftohtë por ai u duk shumë i nxehtë”, tha Gixhari. 21:32 – Këngëtari shqiptaro-latin bëhet banori i dytë i BBVK 3 (VIDEO) Big Brother VIP Kosova 3 padyshim se këtë vit do të sjellë personalitete të ndryshme e do të ketë shumë surpriza. Latino-kosovari, Kevin Edmond, është banori i dytë i shtëpisë më të famshme në Kosovë. Kevin tha se ka energji të mirë dhe se është gati për gjithcka që do të sjellë BBVK 3 për të. Më poshtë e gjeni profilin e tij. 21:25 – Këto janë pin-kodet për hapjen e Klan Kosova gjatë Prajmit Shikues të nderuar, Faleminderit që keni zgjedhur Klan Kosovën për t’u informuar dhe argëtuar. Tani që ka filluar sezoni i tretë i Big Brother VIP Kosova, shumë prej shikuesve janë ankuar se po ju shfaqet opsioni për pin-code. Këto janë kodet që mund t’i jepni nëpër platforma të ndryshme: 1111 0000 1234 Faleminderit! 21:23 – Banorja e parë e BBVK 3 është Rovena Stefa, përpara hyrjes e këndon “Bini o ju tupana” Banorja e parë e Big Brother VIP Kosova 3 do të jetë këngëtarja Rovena Stafi. ajo tha se ka arsye dhe logjikë të fortë për spektaklin, teksa i paralajmëroi banorët e tjerë që të ruhen. Rovena Stefa hyrjen e bëri me këngën ikonë të saj “Bini o ju tupana”, teksa u shpreh e lumtur që po hyn në Big Brother VIP Kosova 3. Asaj iu dhurua edhe një trendafil, ku tha se “do të gjej edhe burrë më duket”. 21:20 – Sapo ngjitet shkallëve të studios së BBVK-së, Milaim Zeka nis me batuta e ngacmime: U vonova se i rash kah Peqini Tashmë edhe zyrtarisht ka nisur mega spektakli më i madh në trojet shqiptare, Big Brother VIP Kosova 3. Pas prezantimit të opinionistës së parë, Olta Gixharri, në skenë u shfaq edhe analisti tjetër, Milaim Zeka, njofton Klankosova.tv Qysh në hyrje Zeka shkaktoi të qeshura duke thënë se bëri plan të rrëzohej në shkallët hyrëse, teksa batutat e tij vazhduan tutje duke iu arsyetuar dy moderatorëve për vonesën e tij pasi sias tij i kishte rënë nga Peqini. “U vonova se i rash kah Peqini”, deklaroi Zeka. Zeka deklaroi në formë shakaje se do të kacafyten mes vete me opinionisten tjetër, teksa u shpreh i lumtur që do jetë pranë Gixharrit. 21:12 – Olta Gixhari: Nder i madh të jem opinioniste në BBVK 3 Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 3, Olta Gixhari, thotë se është nder i madh për të që të jetë në këtë rol në spektaklin më të shikuar në trojet shqiptare. Gixhari thotë se do të jap maksimumin e saj që gjithçka të shkon në rregull pasi që më parë ka qenë në rolin e banores dhe e di mirë këtë format. “Shumë faleminderit për ftesën në Kosovë. Është hera e parë për mua si opinioniste dhe është nder i madh, uroj të shkojë gjithçka mbarë. Jam shumë e lumtur për mundësinë e dhënë”, tha Gixhari. Edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova ka nisur sonte dhe në vazhdim do t’ju presin shumë surpriza, personalitete të paharrueshme dhe lojëra që do t’i mbajnë shikuesit të mbërthyer për ekran. 21:00 – Nis spektakli i Big Brother VIP Kosova 3 (VIDEO) Ka nisur spektakli më i madh në trojet shqiptare, Big Brother VIP Kosova 3. Njëjtë sikur në edicionin e kaluar, BBVK 3 do të jetë nën moderimin e Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit. Ndërsa, analistë këtë herë do të jetë Olta Gixhari dhe Milaim Zeka, njofton Klankosova.tv. Spektaklin e Big Brother VIP Kosova 3 mund ta ndiqni në të gjitha platformat. Plot banorë prite të hyjnë në shtëpinë më të famshme në Kosovë, ku gara do të zhvillohet për çmimin e madh prej 100 mijë eurove. Edicioni i tretë është gati të fillojë me surpriza të reja, personalitete të paharrueshme dhe lojëra që do t’i mbajnë shikuesit të mbërthyer për ekran. Këtë herë, pritet një përballje e madhe mes VIP-ave që do të sfidojnë veten, njëri-tjetrin dhe rregullat e lojës për të fituar zemrat e publikut dhe çmimin e madh. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.