Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shqipëri: Vdes 80-vjeçari, pasi u rrah që s’i shiti birra të dehurit

NULL NULL
18.10.2024 09:35
Arkiv: Spitali Rajonal Fier
Arkiv: Spitali Rajonal Fier

Një 80-vjeçar në Shqipëri ka vdekur pasi u rrah nga një person i dehur, i cili rrahu edhe gruan 77-vjeçare e tashmë të ndjerit.

Incidenti ka ndodhur në Povelçë të Fierit jashtë dyqanit ushqimor, pronar i së cilës është viktima.

Rrahja mendohet të ketë ndodhur pasi të moshuarit refuzuan t’i shesin birra të dyshuarit, për shkak se ishte i dehur.

Policia ka arrestuar të dyshuarin 47-vjeçar, ndërsa theksoi se në momentin kur atij i janë vendosur prangat, mendohet se ka qenë fort i dehur.

77-vjeçarja pasi ka marrë mjekim, është kthyer në banesë, raporton A2 CNN, përcjell Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.