Zeka: Edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova do të ketë befasi NULL NULL 18.10.2024 09:22 18.10.2024 09:22 Opinionisti i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova 3, Miliam Zeka ka thënë se sonte do të ketë befasi. Në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, Zeka u shpreh se në shtëpinë më të famshme në vend, është një miks i jashtëzakonshëm. “Ky edicion ka me pasë befasi, është një miks i jashtëzakonshëm. Bigu ka shkuar duke u rritë dhe publiku mundet me prit shumë befasi”, tha ai, njofton Klankosova.tv. Big Brother VIP Kosova 3 nis sonte duke filluar nga ora 21:00 në Klan Kosova dhe Art Motion. Bëhuni gati sepse nata do të jetë “flakë” dhe shumë e gjatë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.