Suhareka po bëhet me stadium të ri NULL NULL 17.10.2024 16:26 17.10.2024 16:26 Suhareka po bëhet me stadium të ri, foto: Ministri i Sportit Hajrulla Çeku. Qytetit të Suharekës do t’i shtohet një stadium i ri. Lajmin e bëri të ditur Hajrulla Çeku, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Çeku njoftoi se ky impiant sportiv do të ketë një kapacitet prej 6 mijë e 518 ulësve. Ai theksoi se tashmë është përzgjedhur koncepti ideor për stadiumin. “Ka filluar hartimi i projektit zbatues dhe vitin e ardhshëm do të nisin procedurat e prokurimit për punimet”, tha kreu i MKRS-së Hajrulla Çeku.