Bleona Qereti takon Donald Trumpin NULL NULL 17.10.2024 14:34 17.10.2024 14:34 Këngëtarja shqiptare, Bleona Qereti është takuar me kandidatin republikan për president të Amerikës, Donald Trump. Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo përmes disa fotografive të postuara në Instagram, duke treguar se ishte pjesë e fushatës së tij në mitingun me shqiptarët në Amerikë, raporton Klankosova.tv. “Komuniteti shqiptar ka qenë gjithmonë i njohur për pavarësinë e tij të fortë, besnikërinë e palëkundur dhe vlerat e thella të nderit, Zotit, vendit dhe familjes. Gjatë historisë, ne kemi qëndruar pranë atyre që shtrijnë dorën në miqësi, dhe mbështetja jonë për Amerikën nuk është ndryshe. Natyrisht, shqiptarët janë republikanë të vendosur, të tërhequr nga vlerat e lëvizjes MAGA dhe drejtimi guximtar i presidentit Donald Trump”, ka shkruar ndër të tjera ajo. Kjo nuk është hera e parë që artistja ka takuar Trumpin. View this post on Instagram A post shared by B L E O N A (@bleona) *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ndërkombëtar Sabrina Carpenter pritet të ndalojë përdorimin e telefonave në koncertet e saj 12 orë më parë