Emërimi i Tuchelit për Anglinë shkakton xhurullti në media NULL NULL 16.10.2024 23:44 16.10.2024 23:44 Thomas Tuchel u zyrtarizua të martën si trajner i Anglisë. Ardhja e gjermanit në stolin e Tre Luanëve bëri bujë edhe në vendlindjen e tij, por edhe në ishull. “Asnjë kombëtare futbollistike nuk i ka shkaktuar Anglisë më shumë dhimbje në dekadat e fundit se sa Gjermania”, ka thënë korrespondenti Sven Haist për Suddeutsche Zeitung. Ndërkaq tani, kërkesa e Tre Luanëve për kurorën më të madhe të këtij sporti “supozohet të përmbushet – prej krejt njerëzve të mundur – nga një trajner gjerman”. Bildi madje ka goditur edhe më fort, shkruan the Guardian. “Mëmëdheu i futbollit po merr një Papë gjerman. Stepëse”. Mirëpo, edhe anglezët nuk është që e kanë pritur të gjithë me krahë të hapur. Daily Mail madje shkoi aq larg duke thënë që kjo është“ një ditë e errët për Anglinë pasi Tre Luanët vënë BAST te një gjerman”,