Sa e ndryshuan ekipin kombëtar, lojtarët e Superligës së Kosovës? NULL NULL 15.10.2024 15:10 15.10.2024 15:10 Lindon Emerllahu aktualisht është i vetmi futbollist i kombëtares që luan ende në Superligën e Kosovës. Megjithatë, plot bashkëlojtarë të tij të viteve të fundit te Ballkani, sot janë të grumbulluar nga përzgjedhësi Franco Foda, njofton Klankosova.tv. Pos tyre, gjermani ka ftuar edhe disa lojtarë të tjerë që deri para pak muajsh ishin në elitën e futbollit kosovar. Ish-futbollistët e Ballkanit, Lumbardh Dellova dhe Albion Rrahmani ishin startues në sfidën kundër Lituanisë, kurse Ermal Krasniqi u inkuadrua në pjesën e dytë, duke arritur madje edhe të realizojë një gol të bukur. Minuta në këtë ballafaqim pati edhe për Ilir Krasniqin, që pak javë më parë u largua nga Llapi dhe Muharrem Jasharin që deri në vitin e kaluar ishte pjesë e Dritës, raporton Klankosova.tv. Ndonëse në grumbullimin e fundit nuk u ftuan, pjesë e reprezentacionit shtetëror ishin edhe Meriton Korenica, Muhamet Hyseni, Drilon Hazrollaj etj. Kualiteti dhe freskia që i sollën Përfaqësueses së futbollit, lojtarët që u formësuan në futbollin tonë, dha frytet e veta menjëherë. Rrahmani, Dellova, Krasniqi e Hyseni kanë shënuar gola, derisa Korenica me një asistim ‘milionësh’ për Vedat Muriqin, vulosën barazimin me Zvicrën në “Fadil Vokrri”, transmeton Klankosova.tv. Sonte pritet poashtu që formacioni startues ndaj Qipros, t’i ketë brenda vetës emrat kampionë të Kosovës. Kujtojmë që edhe Milot Rashica, Vedat Muriqi, Amir Rrahmani e Visar Bekaj kanë luajtur në Superligën e Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Djaloshi shqiptar që bëri simbolin e shqiponjës para Ronaldos: Ndjenjë shumë e mirë (VIDEO) 2 days