Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Liga e Kombeve vazhdon sonte me tetë ndeshje

NULL NULL
15.10.2024 09:26

Sporti më i bukur në botë vazhdon edhe sonte me tetë ndeshje tejet interesante.

Liga e Kombeve do t’i mbajë nën ethe adhuruesit e futbollit.

Spanja – Serbia, parashihet të jetë derbi i mbrëmjes së sonte, derisa Zvicra pritet të ballafaqohet me Danimarkën.

Helvetikët ende nuk e kanë marrë asnjë pikë nga tri përballjet e kaluara, e që të triat i kanë humbje.

Derisa sonte ekipi i komanduar nga Granit Xhaka, do të synojë ta nxjerrë një rezultat pozitiv nga kjo përballje.

Të gjitha ndeshjet nisin nga ora 20:45.

Përballjet që do të zhvillohen sonte:

Polonia – Kroacia;

Skocia – Portugalia;

Spanja – Serbia;

Zvicra – Danimarka;

Kosova – Qipro;

Lituania – Rumania;

Bjellorusia – Luksemburgu; dhe

Irlanda e Veriut – Bullgaria.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.