Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Unë dua vëllain tim, më lini në krahët e tij”: Sulmi izraelit vret familjen 8-anëtarëshe

NULL NULL
13.10.2024 22:57
Anëtarët e familjes qajnë në spitalin Al-Aksa në Gaza qendrore më 13 tetor, pasi një i ri u vra nga një sulm izraelit në kampin e refugjatëve Bureij. Foto: CNN
Anëtarët e familjes qajnë në spitalin Al-Aksa në Gaza qendrore më 13 tetor, pasi një i ri u vra nga një sulm izraelit në kampin e refugjatëve Bureij. Foto: CNN

Sulmet izraelite në kampet e refugjatëve në Gaza qendrore kanë vrarë të paktën 14 persona, duke përfshirë një familje me tetë anëtarë, tha të dielën spitali Al-Aksa.

Në kampin e refugjatëve Nuseirat në Gazën qendrore, tetë anëtarë të një familjeje u vranë kur ushtria izraelite goditi një shtëpi ku ata ishin strehuar, sipas spitalit.

Gjashtë persona të tjerë u vranë kur një tank izraelit bombardoi kampin e refugjatëve Bureij, tha ai.

Një burrë, Alaa Abu Ghali, i tha një kameramani që punonte për CNN në Gaza se e gjithë familja e vëllait të tij Velid u vra në sulm.

“Ata i goditën kur ishin në gjumë të sigurt në shtëpi, e gjithë familja – vëllai im, fëmijët e tij dhe gruaja e tij – të gjithë janë fshirë si familje… Velidi është zhdukur së bashku me gruan dhe fëmijët e tij. Të gjithë jemi të shpërngulur nga Rafah dhe kemi qenë në këtë shtëpi për pesë muaj. Nuk kishte asnjë paralajmërim paraprak”.

Në oborrin e spitalit, pranë morgut, një vajzë e re u pa e dëshpëruar pasi vëllai i saj që u vra në kampin Bureij, ajo qante ndërsa kontrollonte se a po i rrah zemra trupit të tij të pajetë.

“Më lini me të. Unë dua vëllain tim. Më lini në krahët e tij. Ai po shkon në parajsë. Zgjohu! Ndaloni shakatë. Ai po merr frymë”, qau fëmija ndërsa përqafonte vëllain dhe nënën.

“Zoti të do; prandaj të mori”, tha ajo, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme