Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Dashuri e cila ia mori jetën”: Ky është motoçiklisti që u vetaksidentua për vdekje

NULL NULL
13.10.2024 19:12
Motoçiklisti Andi Murati, i cili humbi jetën në vetaksident. Foto: Peja News

Një i ri motoçiklist ka humbur jetën sot pasi u vetaksidentua në autostradën “Ibrahim Rugova”, drejtimi Prizren Jug-Vermicë.

Viktima është nga Peja, ndërsa quhet Andi Murati.

Pas vdekjes së tij “Peja News” ka postuar një video në Facebook, ku tashmë i ndjeri shihet duke vozitur motoçikletën.

“Sot Peja humbi një djalë të ri, një djalë të çmuar i cili e donte jetën dhe lirinë që ia jepte motori i tij, dashuri e cila fatkeqësisht ia mori dhe jetën”, shkruan në postim.

“Andin do ta kujtojmë gjithmonë me atë shpirtin e tij të lirë, derisa bëjmë apel te të gjithë të rinjët të bëjnë kujdes në komunikacion, në veçanti motoçiklistët”, thuhet tutje aty.

Motoçiklisti Andi Murati, humbi jetën në aksident. Foto: Peja News
Motoçiklisti Andi Murati, i cili humbi jetën në vetaksident. Foto: Peja News

Video në Facebook: https://www.facebook.com/watch/?v=1056105872624851&rdid=Gxo3HYSMiJlLzwBp

Vdes një person, u vetaksidentua me motor në autostradën “Ibrahim Rugova”

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.