Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ish-kryeministri skocez vdes gjatë një fjalimi në Maqedoninë e Veriut

NULL NULL
13.10.2024 10:27
Ish-kryeministri skocez vdes gjatë një fjalimi në Maqedoninë e Veriut

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të shtunën në Maqedoninë e Veriut.

Ish-kryeministri i Skocisë, Alex Salmond, vdiq pasi pësoi atak kardiak, raportojnë mediat ndërkombëtare transmeton Klankosova.tv

Salmond në momentin kritik po mbante fjalim gjatë një eventi atje.

Ai vdiq në moshën 69-vjeçare.

Politikani skocez po merrte pjesë në Forumin Kulturor Diplomatik në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Alex Salmond, ishte një nga politikanët ithtar i pavarësisë së Skocisë.

Më herët kishte postuar në rrjet komentin: “Skocia është një shtet, jo një konte e Britanisë”.

Kryeministri britanik Keir Starmer, e po ashtu edhe kryeministri aktual i Skocisë John Swinney, thanë se ishin “të shokuar e të trishtuar nga lajmi”.

lajme të ngjashme