10 mijë raste në javë me infeksione respiratore dhe Covid në Shqipëri NULL NULL 12.10.2024 23:54 12.10.2024 23:54 Mjeku, foto ilustruese Me ndryshimin e temperaturave në stinën e vjeshtës, në Shqipëri janë rishfaqur virozat dhe infeksionet respiratore. Afro 10 mijë raste në javë raportohen nga qendrat shëndetësore me probleme të rrugëve të frymarrjes, kollë, laringit e shoqëruar me temperaturë të lartë. Nxënësit e shkollave rezultojnë më të prekurit nga virozat e stinës por raste të shtuara ka edhe tek fëmijët e kopshteve dhe çerdheve. Por krahas virozave klasike të vjeshtës edhe Covid është në qarkullim, shkruan A2 CNN, përcjell Klankosova.tv. Për ekspertët e Shëndetit publik kjo sëmundje infektive virale tashmë nuk ka stinë. Pas valës së infektimeve në stinën e verës, rastet më Covid janë më të pakta, ndonëse edhe testimet janë ulur ndjeshëm. Ndërkohë, gripi sezonal ende nuk ka ardhur. Drejtues të Institutit të Shëndetit Publik thonë se kjo është periudha më e mirë për kryerjen e vaksinën anti-grip. Afro 280 mijë doza vaksinë janë shpërndarë në të gjitha qendrat shëndetësore të Shqipërisë për t’u vaksinuar të moshuarit, të sëmurët kronikë dhe kategoritë e tjera të riskut. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Macron: Mbretëria e Bashkuar dhe Franca duhet të përshtasin përgjigjen e tyre ndaj migrantëve 2 minuta më parë
Kosova Sonte në Rubikon: Favorizimi i Qeverisë Kurti për të afërmit në ndarjen e fondeve publike 23 minuta më parë